Bota

Pas përplasjes Trump-Zelensky, SHBA merr VENDIMIN drastik ndaj Ukrainës

Shkruar nga Liberale

Pas përplasjes Trump-Zelensky, SHBA merr VENDIMIN drastik ndaj

Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes së dy Presidentëve, Trump-Zelensky, ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën.

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo, sipas mediave të huaja.

Kujtojmë se pas bisedës me tone të larta me Zelenskyn, Trump mblodhi menjëherë këshilltarët e tij më të afërt Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent për tu konsultuar.

Pasi arritën në konkluzionin se nuk kishte më se çfarë të diskutohej, Trump i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz që t’i jepnin mesazhin Zelenskyt dhe delegacionit ukrainas se” “Ishte koha që të largoheshin”.

Ndërsa delegacioni ukrainas dhe Presidenti Zelensky ndodheshin në dhomën ngjitur, ata morën “urdhrin” që duhet të linin “Shtëpinë e Bardhë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH