Bota

NUK DO TA BESONI sa vjeç ishte! Ndahet nga jeta murgesha, ishte personi më i vjetër në botë

Shkruar nga Liberale

NUK DO TA BESONI sa vjeç ishte! Ndahet nga jeta murgesha, ishte personi

Bota i dha lamtumirën personit më të vjetër në planet – Motrës Inah Canabarro Lucas, e cila ndërroi jetë në moshën 116-vjeçare në qytetin Porto Alegre, Brazil. Murgesha e dashur, e cila kaloi pjesën më të madhe të jetës në komunitetin fetar të Motrave Teresiane, la pas një jetë të rrallë për nga qetësia, devotshmëria dhe dashuria për sportin.

E lindur më 8 qershor 1908, Inah vendosi t’i përkushtohej rrugës së Zotit që në të 20-at. Jetën e saj të gjatë ia atribuoi gjithmonë besimit: “Zoti është sekreti i jetës”, thoshte ajo. Në vitin 2018, u bekua nga vetë Papa Françesku.

E njohur për karakterin paqësor dhe humorin e saj të ngrohtë, Inah kishte një pasion të pazakontë për futbollin. Ajo ishte tifoze e zjarrtë e klubit brazilian Sport Club Internacional – çdo vit ditëlindjen e festonte me tortë në formë stadiumi, ndërsa në 116-vjetorin e saj, u shfaq me shallin e ekipit të zemrës. Klubi publikoi një mesazh lamtumire, duke e quajtur jetën e saj “një shembull të dashurisë, besimit dhe pasionit sportiv”.

Sipas murgeshave që e shoqëruan dhe të afërmve, Inah nuk vuajti ndonjë sëmundje të rëndë. Pati vetëm një operacion në jetë – katarakti në moshën 106-vjeçare. Ritmi i saj ditor ishte i pandryshueshëm: “Zgjohej, lutej, hante dhe flinte në të njëjtën orë, çdo ditë”, thanë familjarët për mediat lokale.

Pas vdekjes së saj, titulli i personit më të vjetër në botë i kalon britanikes Ethel Caterham, e cila është 115 vjeç dhe jeton në Surrey, Angli.

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH