Bota

Netanyahu: Izraeli do t’i përgjigjet keqtrajtimit të pengjeve

Shkruar nga Liberale

Netanyahu: Izraeli do t’i përgjigjet keqtrajtimit të pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi këtë të shtunë se Izraeli do t’i përgjigjet keqtrajtimit të tre pengjeve izraelitë të liruar, të cilët duken të kequshqyer dhe të dobët në fotografi.

“Imazhet tronditëse që pamë sot nuk do të mbeten pa përgjigje. Qeveria së bashku me zyrtarët e sigurisë do t’i mbështesë atyre dhe familjet e tyre. Izraeli është i përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve dhe personave të zhdukur”, tha Netanyahu.

Ushtria izraelite tha se tre pengjet, Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levi, të cilët u liruan nga Hamasi në Deir el-Balah në Gazën qendrore, kaluan në territorin izraelit të shoqëruar nga zyrtarë ushtarakë dhe të inteligjencës izraelite.

Izraeli pritet të lirojë 183 të burgosur palestinezë gjatë ditës, duke përfshirë 18 me burgim të përjetshëm, 54 me dënime të gjata dhe 111 të burgosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës

Poll
SHQIPENGLISH