Një biznesmen miliarder, mik i Princit William, ka vdekur në moshën 53 vjeç pasi thuhet se ka gëlltitur një bletë ndërsa luante polo në Angli.
Sunjay Kapur, kryetar i prodhuesit global të pjesëve të automobilave Sona Comstar, u shemb në tokë gjatë ndeshjes dje pasdite.
Sipas raportimeve nga mediat britanike ai pësoi një pickim blete në gojë, duke shkaktuar potencialisht shok anafilaktik që çoi në arrest kardiak.
Ekspertët mjekësorë thonë se pickimet e brendshme mund të jenë vdekjeprurëse, veçanërisht nëse një person ka një alergji të padiagnostikuar.
Ish-gruaja e sipërmarrësit indian, aktorja e Bollywood-it, Karisma Kapoor, kishte treguar më herët për mediat pasionin e tij për organizimin e lojërave Polo me William.