Autorët dhe organizatorët e sulmit terrorist të së premtes në një vend ku mbahej concert në Moskë duhet të ndiqen pa mëshirë, ka këmbëngulur ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev.
Të paktën 60 persona u vranë dhe mbi 150 të tjerë u plagosën kur disa të armatosur hapën zjarr brenda hollit të qytezës Crovus dhe më pas vazhduan të shtënat në vendin ku mbahej koncerti.
Medvedev aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një postim në Telegram mbrëmjen e së premtes, ai ka dërguar ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve duke inkurajuar gjithashtu të afërmit e të plagosurve.
“Terroristët njohin vetëm terrorin si përgjigje. Asnjë gjyq apo hetim nuk do na ndihmojë nëse forcës nuk i përgjigjemi me forcë, dhe vdekjeve me ekzekutimet e terroristëve,” shkruajti ai, duke theksuar se “kjo është mënyra si funksionon bota”.
“Nëse këta terroristë rezulton të jenë pjesë e regjimit të Kievit, ne nuk mund të merremi me ta dhe me frymëzuesit e tyre me ideologji ndryshe. Të gjithë ata duhet të kapen dhe shkatërrohen pa mëshirë si terroristë, përfshirë zyrtarët e shtetit që kryen një mizori të tillë,” tha ai.