Kosova

Zbatohet urdhri për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Milan Radoiçiç, i dyshuari kryesor për organizimin e sulmit në Banjskë

Shkruar nga Liberale

Zbatohet urdhri për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të

Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar të Kosovës kanë zbatuar masën ndaj ish nënkryetarin e Listës Serbe, e cila përfshin edhe konfiskimin e vilës së tij tek Liqeini i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuri të tjera.

Zbatohet urdhri për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të

Mediat në Kosovë, raportojnë se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar zbatimin e urdhrit për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Milan Radoiçiç.

Radoiçiç është i dyshuari kryesor për organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Mes terroristëve serb dhe policisë së Kosovës pati një shkëmbim zjarri ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku.

Tre prej terroristëve serb mbetën të vrarë ndërsa pjesa tjetër arritën të ikin maleve në drejtim të Serbisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH