Kosova

Pas presionit të BE-së, zhbllokohen 300 qytetarët e Kosovës të ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Shkruar nga Liberale

Pas presionit të BE-së, zhbllokohen 300 qytetarët e Kosovës

Pas orë pritjeje dhe me presionin e autoriteteve të Bashkimit Europian, mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri në orët e vona të pasdites kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdonin rrugën.

Gjatë kohës së ndalimit, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.

Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH