Dy kamionë u dogjën në orët e para të sotëm në Mitrovicën e Veriut, ndërsa nga flakët u dëmtua edhe një makinë udhëtarësh.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani, deklaroi se sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.
Sipas medieve kosovare, pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.