Kosova

“Ikin ose dorëzohen”/ Kurti: Kosova për herë të parë me një qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin

Shkruar nga Liberale

“Ikin ose dorëzohen”/ Kurti: Kosova për herë të

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova për herë të parë ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe nuk ka frikë prej tij.

Sipas Kurtit, krimi i organizuar tmerrohet nga qeveria: “ose ikin ose dorëzohen”. Këto deklarime Kurti i ka bërë në festën e fundvitit me prodhime vendore organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’i kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar. Ai më tej ka folur edhe për sukseset e vitit 2023 të qeverisë që udhëheqë.

Sipas tij, të dhënat e ekonomisë në Kosovë tregojnë se ka vend për optimizëm.

“Jemi vendi me rritje ekonomike më të madhe në rajonin tonë. Natyrisht, e dimë se ka edhe vështirësi, sepse ne e kemi nisur prej një starti shumë të ulët, jo prej zeros po prej minusit. Por, ka edhe arsye për festë”, ka deklaruar Kurti.

“Sepse ishte vit i qeverisë sonë progresiste me stabilitet institucional, që anti-korrupsionin e bëri rritje ekonomike, kurse lirinë për qytetarët e bëri zhvillim shoqëror. Pikërisht besimi i publikut në qeverisjen demokratike solli edhe dividendë ekonomike për shtetin dhe për popullsinë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH