Kosova

E RËNDË në Pejë/ Burri vret gruan e tij (detajet)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Pejë/ Burri vret gruan e tij (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku raportohet se burri ka vrarë gruan e tij.

Sipas policisë autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi, shkruajnë mediat në Kosovë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH