Kosova

Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë në spital, Gjykata Speciale i refuzon kërkesën për leje ish-presidentit të Kosovës

Shkruar nga Liberale

Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë në

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar të vizitojë Kosovën, pasi babai i tij, Hqaxhi Thaçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Lajmi u bë i ditur nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka shtuar se kërkesa i është refuzuar nga Gjykata Speciale.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”,- ka shkruar Misetiç në rrjete sociale.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi prej 5 vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë nën pretendimet, për krime lufte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH