Ushtarakët izraelitë lëshuan një paralajmërim për evakuimin e tri porteve në Jemen të dielën në mbrëmje, pas angazhimit për të “mbrojtur veten vetë” pas një marrëveshjeje armëpushimi mes SHBA-së dhe Houthëve që përjashtoi Izraelin.
Paralajmërimi, i shpërndarë në rrjetet sociale nga zëdhënësi i mediave arabe të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, kërkonte që njerëzit të evakuonin portet e Ras Isa, Hodeidah dhe Salif.
Sulmet ajrore të parashikuara vijnë dy ditë pas interceptimit nga Izraeli të një rakete të lëshuar nga Jemeni, sipas IDF-së.
Kjo raketë ishte e para që nga shpallja e marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe grupit rebel të mbështetur nga Irani, Houthëve, javën e kaluar.
Pavarësisht marrëveshjes, Houthët thanë se do të vazhdonin të sulmonin Izraelin në solidaritet me popullsinë palestineze të Gazës.
Izraeli, i befasuar nga marrëveshja, premtoi se do të godiste Houthët nëse do të ishte e nevojshme. "Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë kundër çdo kërcënimi dhe çdo armiku," tha Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, në një deklaratë javën e kaluar. "Kjo ka qenë e vërtetë përballë shumë sfidave të kaluara dhe do të mbetet e vërtetë në të ardhmen."
Ky është hera e dytë brenda një jave që Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për evakuim në Jemen.
Të martën e kaluar, ushtria lëshoi një paralajmërim për aeroportin ndërkombëtar të Jemenit në kryeqytetin Sana’a, përpara se të realizonte sulme që sipas saj "plotësisht" e shkatërruan atë.