Një zyrtar palestinez, i lidhur ngushtë me grupin Hamas, ka deklaruar për Reuters se grupi ka pranuar një propozim të ri për armëpushim në Gaza, i bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff.
Sipas burimeve, marrëveshja e propozuar përfshin lirimin e dhjetë pengjeve izraelite të gjalla, të ndara në dy grupe, në këmbim të një armëpushimi 70-ditor dhe tërheqje të pjesshme të ushtrisë izraelite nga Gaza.
Po ashtu, si pjesë e marrëveshjes, parashikohet edhe lirimi i një numri të konsiderueshëm të të burgosurve palestinezë, përfshirë ata që kanë dënime të gjata në burgjet izraelite.