Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup pas shpërthimit të një bombule gazi në banesën e saj në zonën Neos Kosmos të Athinës, Greqi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa vajza po ndihmonte nënën e saj në përgatitjen e ushqimit. Sipas mediave greke, e mitura ka marrë djegie të gradës së dytë dhe ndodhet në spital, ku pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale plastike për të minimizuar dëmet në lëkurë.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit. Dyshohet për një rrjedhje gazi që mund të ketë shkaktuar incidentin.