Bota

Goditet uzina e aviacionit Tupolev në Rusi, pezullohen nisjet në aeroporte

Shkruar nga Liberale

Goditet uzina e aviacionit Tupolev në Rusi, pezullohen nisjet në

Dronët e inteligjencës ushtarake ukrainase kanë sulmuar mëngjesin e sotëm uzinën e avionëve Gorbunov në kryeqytetin e Tatarstan-it, Kazan në Rusinë lindore.

Në këtë fabrikë prodhohen dhe riparohen bombarduesit strategjikë Tu-22M dhe Tu-160M.

Shpërthimet brenda perimetrit të fabrikës u raportuan nga mediat vendase menjëherë pas dëgjimit të sirenave të alarmit.

Ndërkohë që Rosaviatsia deklaroi se mbërritjet dhe nisjet janë pezulluar në aeroportet e Kazanit, Nizhnyokamsk dhe Nizhny Novgorod, shkruan Rbc-Ukraine.

Poll
SHQIPENGLISH