Një incident i pakëndshëm ndodhi gjatë një fluturimi për në Greqi.
Një pasagjer i dehur krijoi situatë kaotike gjatë udhëtimit me avion, duke shkaktuar panik tek udhëtarët e tjerë, si dhe duke detyruar në fund pilotët të bëjnë ulje të detyruar.
Pasagjeri tentoi të hynte me forcë në kabinën e tyre, pasi ishte i i zemëruar për vonesat në rrugëtim.
Avioni i fluturimit U28235 po udhëtonte nga aeroporti Gatëick i Londrës, ndërsa kishte për destinacion aeroportin e Kosit në Greqi. Airbusi A320 ndeshi në disa turbulence ajrore gjatë udhëtimit të planifikuar 4 orësh, e shqetësimit të pasagjerëve iu shtua edhe situata e tensionuar me personin e dehur, i cili ishte ankuar për pilotët e ishte nisur të merrte vetë kontrollin e avionit në ajër.
Përballë kësaj situate, pilotët vendosën të bënin ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtarë të Mynihut. Atje, ka mbërritur në pistë policia gjermane që e arrestoi pasagjerin problematik dhe e largoi me pranga nga avioni.
@charlotte_keen1 Live emergnecy landing to munich #fyp #easyjet #travel ♬ original sound - Charlotte