Turqia ka vendosur të kufizojë eksportet në Izrael, derisa Tel Aviv të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të zbatojë një armëpushim, si dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Kështu ka njoftuar përmes një deklarate ministria e Jashtme e turqisë, duke bërë të ditur se duke filluar nga kjo e martë, një sërë produktesh do të ndalojnë eksportet në Izrael.
Theksojmë se Turqia “nuk ka lejuar shitjen e asnjë produkti apo shërbimi që mund të përdoret për qëllime ushtarake në Izrael”.
“Republika e Turqisë ka vendosur të kufizojë eksportet e produkteve në Izrael, si hap i parë, nga 9 prilli 2024. Kërkesat e këtij vendimi do të zbatohen menjëherë”, tha ministria në një deklaratë.