Globi

Trump kërkoi të blejë Grenlandën, djali i tij niset sot drejt ishullit për...

Shkruar nga Liberale

Trump kërkoi të blejë Grenlandën, djali i tij niset sot

Donald Trump Jr pritet të vizitojë sot ishullin e Grenlandës. Vizita e tij vjen pasi babai i tij, presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka shprehur sërish interes për të fituar kontrollin mbi ishullin Arktik.

Shefi i Punëve të Jashtme të Grenlandës, Mininnguaq Kleist, tha se Trump Jr do të mbërrinte për një vizitë private të martën. Reuters raporton se Trump Jr gjatë vizitës së tij do të regjistrojë një video për një podcast.

Ndërkohë më herët, kryeministri i Groenlandës Mute Egede hodhi poshtë deklaratat e Trump, duke thënë se “Grenlanda është e jona. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk do të jemi kurrë. Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë të gjatë për liri.”

Ishulli më i madh në botë ndodhet midis oqeanit Atlantik dhe Arktik, është 80% i mbuluar nga një shtresë akulli dhe është shtëpia e një baze të madhe ushtarake amerikane.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH