Një parukiere nga Shën Petersburgu është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme për ushtrinë ruse.
Anna Alexandrova postoi tetë mesazhe kundër luftës në mediat sociale, duke këmbëngulur se rasti ishte i motivuar nga një grindje për tokën me një fqinj.
Fqinja e saj tha për BBC se ajo ishte ankuar tek prokurorët pasi Alexandrova i kishte dërguar vajzës së saj fotografi të luftës në Ukrainë.
Diskreditimi i forcave të armatosura dhe përhapja e qëllimshme e lajmeve të rreme për ushtrinë konsiderohet krim në Rusi dhe ligji hyri në fuqi brenda disa javësh nga pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt 2022.
Që nga fillimi i luftës, Kremlini intensifikoi një goditje ndaj disidencës, duke burgosur qindra kundërshtarë dhe kritikë dhe duke bwrw qw tw heshtin mediat e pavarura.
Në një rast të veçantë, katër gazetarë u burgosën në Moskë për pesë vjet e gjysmë pasi u shpallën fajtorë për punë për një "organizatë ekstremiste".
Antonina Favorskaya, Kostantin Gabov, Sergey Karelin dhe Artyom Kriger kishin këmbëngulur të gjithë se po bënin punën e tyre si gazetarë, por gjykata zbuloi se kishin prodhuar vepra të përdorura nga një grup anti-korrupsion i themeluar nga kundërshtari kryesor i Putinit, Alexei Navalny. Navalny u gjet i vdekur në Rrethin Arktik vitin e kaluar.