Globi

Atentatori përdori armën e babait për të qëlluar Trump, makinën e kishte të mbushur me eksplozivë

Shkruar nga Liberale
Atentatori përdori armën e babait për të qëlluar Trump,

Zyrtarët e zbatimit të ligjit besojnë se arma e përdorur për të qëlluar ndaj Donald Trump është blerë nga babai i Thomas Crook, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Duke folur në kushte anonimiteti, dy oficerë i thanë AP-së se babai i Crooks kishte blerë një armë të paktën gjashtë muaj më parë.

Agjentët federalë nuk kanë bërë të ditur motivin e sulmit, por autoritetet po e trajtojnë të shtënat si një “tentativë për vrasje”.

Nga ana tjetër, e përditshmja prestigjioze Wall Street Journal publikoi një artikull, ku tregonte se makina e Crook ishte e mbushur me eksplozivë. Ky lajm megjithatë nuk është konfirmuar nga agjencitë ligjzbatuese amerikane.

Kronologjia – Çfarë ndodhi saktësisht me atentatin ndaj Trump?

Ish-presidenti dhe kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i ka shpëtuar atij çfarë besohet të ketë qenë një atentat ndaj tij në një tubim të mbajtur në Pennsylvania, teksa autori është neutralizuar, por një person pjesëmarrës ka mbetur i vrarë.

Një ngjarje kaotike e zhvilluar në pak sekonda ka qenë ajo e tubimit të Trump gjatë mbrëmjes së të shtunës (orët e para të mëngjesit në Shqipëri), ku fillimisht, teksa Trump po fliste, u dëgjuan disa të shtëna.

Në një video, e cila qarkulloi menjëherë në mediat tradicional dhe ato sociale, Trump duket teksa vendos dorën në veshin e djathtë dhe më pas shërbimet sekrete ndërhyjnë duke e shtrirë në tokë dhe duke iu hedhur sipër.

Disa të shtëna të tjera vijojnë të dëgjohen, derisa ndalojnë në fragment sekondi.
Trump më pas çohet në këmbë me katër anëtarë të shërbimeve sekrete, të cilët e rrethojnë atë dhe një shenjë demonstrative, i gjakosur në pjesën e djathtë të fytyrës, ngre grushtin lart, duke përjetësuar një shkrepje, e cila bëhet menjëherë faqe e parë e mediave botërore, nën titullin “Trump i shpëton të shtënave në Pennsylvania”.

I nxjerrë jashtë skenës në mënyrë të menjëhershme, ish-presidenti amerikan konfirmohet menjëherë se është plagosur lehtë, por në gjendje të mirë, pa specifikuar asgjë më tej.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkaq doli në një konferencë shtypi urgjente.
Ai dënoi ashpërsisht ngjarjen duke deklaruar se në demokracinë amerikane, nuk ka vend për këto lloj aktesh./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH