Globi

FOTO/ TRONDITET Stambolli: 19 vjeçari vret dy ish të dashurat, u copëton trupat dhe më pas vetë-hidhet nga godina historike

Shkruar nga Liberale

FOTO/ TRONDITET Stambolli: 19 vjeçari vret dy ish të dashurat, u

Janë zbuluar fotot e Semih Çelikut dhe viktimave të tij, teksa 19 vjeçari vrau dy vajza të reja të së njëjtës moshë me një diferencë gjysmë ore në të njëjtën ditë në Stamboll. Në ngjarjen e tmerrshme, vrasësi dhe viktimat e tij ishin 19 vjeç.

Në lagjen Fatih të Stambollit, një person i quajtur Semih Çelik vrau brutalisht si të dashurën e re, ashtu edhe ish-të dashurën e tij. Më pas Semih Çelik u vetëvra duke u hedhur nga muret e një ndërtese hostorike .

FOTO/ TRONDITET Stambolli: 19 vjeçari vret dy ish të dashurat, u

I dyshuari për vrasjen me emrin Semih Çelik vrau fillimisht brutalisht ish të dashurën e tij, 19-vjeçaren Ayşenur Halil, duke i prerë fytin.

Rreth gjysmë ore pas kësaj vrasjeje, Çelik shkoi në shtëpinë e shokut të tij të shkollës İkbal Uzuner në Eyüpsultan, ku vrau vajzën tjetër dhe e preu në 6 pjesë. Ai u ngjit në muret e Edirnekapi, duke marrë me vete pjesët e trupit të vajzave të reja që vrau. Ai është vetëvrarë duke i hedhur fillimisht kokën një prej vajzave të reja dhe më pas është hedhur edhe vetë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelikut, ekipet gjetën një fletore me figura njerëzore të copëtuara të vizatuara me laps të zi.

FOTO/ TRONDITET Stambolli: 19 vjeçari vret dy ish të dashurat, u

Dy vrasje të paprecedentë dhe të tmerrshme të minutave të fundit u kryen brenda gjysmë ore nga njëra-tjetra në Stamboll raportuan mediat turke.

Babai i Celik tha se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe merrte ilaçe.

Turqia është tronditur nga vrasjet e grave. Një organizatë turke ka numëruar 290 vrasje që nga fillimi i vitit dhe më shumë se 160 “vdekje të dyshimta”, të cilat autoritetet i kanë renditur si vetëvrasje ose aksidente.

FOTO/ TRONDITET Stambolli: 19 vjeçari vret dy ish të dashurat, u

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH