Një turist britanik humbi në lartësinë 5000 metra, në malet peruane. Ai ka përshkruar se si një qen endacak 'u shfaq nga mjegulla' dhe e çoi atë në destinacionin e tij.
Burri, i njohur si "El Güero Inglés" ose "Anglezi bjond" në mediat sociale ishte duke ecur në qarkun e famshëm Santa Cruz, afër qytetit të Huaraz, kur u nda nga grupi i tij në ditën e dytë të udhëtimit.
Ai shpresonte të arrinte në kalimin piktoresk Punta Unión në 5000 metra mbi nivelin e detit, por rruga ishte e mbuluar me borë, akull dhe mjegull të dendur.
Alpinisti tha, pikërisht në momentin që e gjeti veten vetëm, një qen miqësor iu afrua, duke tundur bishtin.
"Vendosa t'i besoj njohurive të tij për malin," tha burri sipas Daily Mail.
Britaniku shpjegoi se kur arritën në majë, dyshja pritën në heshtje së bashku që të mbërrinin alpinistët e tjerë.
Dhe që nga ai moment, qeni endacak mbeti pranë grupit të alpinistëve teksa vazhdonin udhëtimin./Liberale.al