Policia italiane e Firences pas shumë kërkimeve arrestoi një hajdut serial, i cili kishte kryer grabitje dyqanesh prej thuajse dy vitesh.
Personi në fjalë ishte autor i të paktën 12 grabitjeve në dyqane të ndryshme në Firence mes dhjetorit 2022 dhe tetorit 2024.
Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë zbuluar në disa raste një detaj që ka tërhequr hetuesit, një tatuazh që ai kishte në qafë dhe që kishte stemën e Juventusit. Ai u identifikua përmes tatuazhit.
Pas disa muajsh hetime dhe përgjime, policia e Firences arrestoi autorin, duke e vënë në pranga, me akuzën e vjedhjeve dhe shkatërrimit të pronës. Bëhet e ditur se vlera e objekteve të vjedhura arrinte deri në 100 mijë euro.