Bota

Tërmete të njëpasnjëshme godasin Tajvanin, lëkundje të forta në ishull

Shkruar nga Liberale
Tërmete të njëpasnjëshme godasin Tajvanin, lëkundje

Dy tërmete të forta goditën Tajvanin brenda pak minutash këtë të hënë, në të njëjtin rajon të goditur nga tërmeti i muajit të kaluar.

Bëhet fjalë për një tërmet 6.1 Rihter që ndodhi në orën 20:26 (me orën e Shqipërisë) 28 kilometra në jug të Hualien në një thellësi fokale prej 10.7 kilometra.

Në orën 20:32 pati një tjetër tërmet me magnitudë 6, këtë herë 13 kilometra në jug-juglindje të Hualien, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Më herët gjatë ditës kishte pasur edhe një lëkundje me magnitudë 5.9, 27 kilometra në jug të të njëjtit qytet. Gjatë ditës së sotme kanë rënë 11 tërmete me magnitudë mbi katër.

Poll
SHQIPENGLISH