BE

SHIFRA E DITËS: Pesë prodhuesit më të mëdhenj të bizhuterive në Europë

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Pesë prodhuesit më të mëdhenj të

Italia mbetet mbretëresha e bizhuterive të Evropës, ndonësi prodhimi i tyre ra 8 për qind në vitin 2023
Prodhimi në total i 27 vendeve të BE-së për bizhuteritë u rrit me 1 për qind. Bizhuteritë italiane dhe franceze përbëjnë 70 për qind të totalit të shpenzimeve në BE. Por hendeku po ngushtohet: në vitin 2023 vlera e sektorit italian ishte 1,559 milionë euro, ndërsa ai francez u rrit nga 1,267 milionë euro në 1,444 milionë euro.

Bota e bizhuterive mbetet e papërshkueshme nga kriza që prek sektorët e tjerë të prodhimit europian. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot (14 shkurt me rastin e Ditës së Shën Valentinit) nga Eurostat, vlera e prodhimit në total të bizhuterive në Bashkimin Evropian arriti në 4,363 milionë euro në vitin 2023, ose 1 për qind më shumë nga 4,321 milionë euro që u shpenzuan në vitin 2022.

Bizhuteritë futet te mallrat e luksit çka do të thotë se nuk ndikohen nga kriza e çmimeve ose faktorë të tjerë, ndërkohë të dhënat zyrtare tregojnë se ato janë më të preferuara nga vendet mesdhetare si Greqia, Italia, Spanja dhe Franca. Në të njëjtë hartë gjeografike bën pjesë edhe Shqipëria, edhe pse nuk ka të dhëna për vendet e Ballkanit Perëndimor.

SHIFRA E DITËS: Pesë prodhuesit më të mëdhenj të

Gjermania, ekonomia dhe vendi me popullsinë më të madhe në Europë plotëson pesëshen e parë në Europë përsa u përket shpenzimeve për bizhuteri.

Por Italia mbetet ende prodhuesi kryesor midis 27 vendeve anëtare, me një vlerë prodhimi prej 1,559 milionë euro në vitin 2023, që përbën 36 për qind të totalit të BE-së. Pas saj vjen Franca, me 33 për qind të aksioneve dhe një vlerë prej 1,444 milionë euro. Roma dhe Parisi përbëjnë gati 70 për qind të prodhimit të përgjithshëm të kontinentit të vjetër. Gjermania, e cila renditet e treta midis vendeve evropiane, ndalon në një vlerë prodhimi prej 507 milionë euro, 12 për qind e totalit të BE-së.

Megjithatë, ndërkohë që vlera e prodhimit italian të bizhuterive, një nga sektorët kryesorë të prodhimit Made in Italy, është ulur 8 për qind krahasuar me vitin 2022, kur arriti në 1,695 milionë euro, Franca ecën në trendin e kundërt. Prodhimi transalpin u rrit ndjeshëm nga një vlerë prej 1,267 milion euro në 2022 në 1,444 milion në 2023.

Krahasuar me vitin 2022, rritjet më të mëdha në vlerën e prodhimit të bizhuterive u regjistruan në Kroaci (+26 përqind), Republikën Çeke (+25 përqind) dhe Irlandë (+20 përqind). Nga ana tjetër, rëniet më të mëdha u regjistruan në Lituani, ku prodhimi ra me 36 për qind, Letoni (-16 për qind) dhe Itali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH