BE

SHIFRA E DITËS: Ja sa ushtarë dhe investime i duhen Evropës për t’u mbrojtur nga rusët, pa ndihmën e SHBA-ve!

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Ja sa ushtarë dhe investime i duhen Evropës

Një raport i fundit thotë se Evropa mund të përballet me një agresion të ri brenda dekadës së ardhshme. Ja çfarë i duhet për të mbrojtur veten pa amerikanët

Shqipëria e shkatërroi infrastrukturën e saj, edhe pse mbi 170 mijë bunkerë i kushtuan jo pak buxhetit të shtetit, ndërsa Rusia e zhvilloi insfastrukturën ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik. Me largimin hipotetik të SHBA nga NATO vendit tonë i duhet të investojë dhe të përgatisë infrastrukturë të re me aleatët europianë, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm rus.

Raporti i përbashkët i Institutit të Studimeve Bruegel dhe Institutit Kiel paralajmëron se agresioni i ri rus në Evropë është "i imagjinueshëm", duke cituar pretendimet e NATO-s se Moska mund të jetë "gati për sulm brenda tre deri në dhjetë vjet".
Sipas të dhënave zyrtare, SHBA ka mbi 80,000 ushtarakë amerikanë në kontinent, të cilët më e pakta do të trefishoheshin në rast të një agresioni të huaj.

Megjithatë, përkeqësimi i kohëve të fundit i lidhjeve transatlantike po ngjall shqetësime për një mosangazhim amerikan, veçanërisht pasi Uashingtoni mënjanoi liderët evropianë në negociatat me Rusinë për një marrëveshje me Ukrainën.
Megjithëse Sekretari i ri i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio hodhi poshtë spekulimet për tërheqje, presioni mbi Evropën për të rritur autonominë e saj ushtarake vazhdon.

Ushtritë kombëtare të Europës kanë një forcë të kombinuar prej rreth 1.5 milion personel - shumë më tepër se forca aktuale amerikane në Evropë.
Raporti thekson se, nëse Uashingtoni tërheq trupat, Evropës do t'i duhen 300,000 ushtarë shtesë ose rreth 50 brigada.

Pothuajse gjysma e qytetarëve të BE-së nuk e shohin më SHBA-në si aleatin më të rëndësishëm, tregon një sondazh i fundit.

Për të penguar një përparim hipotetik rus në Baltik, një ushtrie evropiane do t'i duheshin 1,400 tanke, 2,000 automjete luftarake këmbësorie dhe 700 artileri, si dhe një milion predha 155 mm për tre muajt e parë të luftimeve me intensitet të lartë.
Kjo, megjithatë, tejkalon fuqinë aktuale luftarake të forcave tokësore franceze, gjermane, italiane dhe britanike të kombinuara së bashku, thotë raporti Bruegel-Kiel.
Prodhimi i dronëve do të duhet gjithashtu të rritet deri në rreth 2000 municione me rreze të gjatë çdo vit për të përputhur me numrin e Rusisë.

Rusët, në dy vitet e fundit, e kanë vënë ekonominë dhe shoqërinë e tyre kryesisht në një bazë lufte. Ata përfitojnë shumë nga infrastruktura dhe pajisjet e mbetura nga koha sovjetike kur Ushtria e Kuqe ishte në të vërtetë kolosale - thonë ekspertët.
Rustët prodhonin më shumë se 1500 tanke në vit, mijëra automjete të blinduara, qindra artileri.
Me 1.5 milionë ushtarë në shërbim, disa ekspertë besojnë se Europës nuk ju duhen më shumë se 300,000 ushtarë të tjerë, por më tepër se numri i ushtarëve nevojiten armatime dhe baza ushtarake.

Raporti Bruegel-Kiel thotë se një mënyrë për të rritur armatimet e Evropës do të ishte rritja e buxhetit të saj ushtarak me ndërmjet 125 dhe 250 miliardë euro në vit (ose 3.5% të PBB-së) në afat të shkurtër.
Rritja e shpenzimeve do të financohej përmes iniciativave të borxhit.
Gjermania, kontribuesi i dytë më i madh në NATO, duhet të luajë një rol kryesor duke marrë përsipër të paktën gjysmën e këtij buxheti, duke rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes nga 80 miliardë euro në 140 miliardë euro në vit.

Pavarësisht rritjes fillestare të shpenzimeve ushtarake, raporti këmbëngul se një qasje e koordinuar evropiane do të ulë çmimet në terma afatgjatë.
Përpjekjet individuale të vendeve europiane sipas ekspertëve ka të ngjarë të jenë të pamjaftueshme për të penguar ushtrinë ruse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH