Pas konfirmimit të presidentit serb Vuçiç për të vizituar Moskën në ditën e shënimit të fitores, ka ardhur edhe reagimi i Brukselit.
Komisioni Europian është shprehur se Unioni dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë BE-në për kursin e tij strategjik.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës,” ka theksuar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.
Më herët, Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.