
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban të premten deklaroi se Bashkimi Europian nuk mund tapërballojë financimin ushtarak të Ukrainës, pasi mbështetja amerikane s’është e garantuar.
Reagimi erdhi pasi liderët e 26 vende anëtare të BE-së – pa Hungarinë –nënshkruan një deklaratë mbështetje për Ukrainën.
Ata e akuzuan Hungarinë se po e izolon vetveten, ndërsa sipas Orban, është BE-ja ajo që është izoluar.
“Bashkimi Europian e ka izoluar veten nga SHBA, e ka izoluar veten nga Kina dhe kjo si pasojë e luftës tregtare, po ashtu e ka izoluar veten nga Rusia si pasojë e politikave sanksionuese. Pra nëse dikush është i izoluar këtu është Bashkimi Europian, Hungaria ka marrëdhënie të mira me të tre anët. Pra ne nuk jemi fare të izoluar”, ka deklaruar ai.
Orban është një aleat i presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili po ndërton lidhje me Moskën, deklaroi për radion shtetërore se qeveria e tij do fillojë një “konsultim publik” brenda vendit për anëtarësimin e Ukrainës në BE, gjatë javëve të ardhshme, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Liderët europianë ditën e enjte janë shprehur optimistë për vazhdimin e planit të mbrojtjes, mbështetjen e Ukrainës, pavarësisht faktit se politika e jashtshme e SHBA-së ka pësuar ndryshime thelbësore me administratën Trump./Liberale.al