NGA ILARIA SALIS
Të martën e kaluar (28 janar), ndërsa qeveria e Giorgia Melonit rifilloi përpjekjet e saj për të detyruar njerëzit që kërkonin siguri dhe një jetë më të mirë në Europë që të shpwrnguleshin në kampet e burgjeve në Shqipëri, energjia elektrike u ndërpre në portin e Shëngjinit.
Ndërsa stafi i portit përpiqej të rikthente sërish dritat, zyrtarët kuptuan se mes njerëzve që po burgosnin ishin katër fëmijë.
Ata duhej të çoheshin në Itali - tani kjo që ndodh wshtw hera e tretë. Kampet kanë mbetur bosh që kur u hapën, duken si ‘strehë’ vetëm për qentë endacakë.
Ndërprerja e energjisë reflekton sfidat me të cilat përballet plani i Melonit. Ajo ka vënë në rrezik jo vetëm pozitën e saj morale, por edhe besueshmërinë mbi suksesin e kësaj marrëveshjeje, megjithatë një e tillë vazhdon të jetë e zhytur në pasiguri dhe pengesa.
Të premten (31 janar), gjykatat urdhëruan që 43 personat e mbetur të dërguar në Shqipëri të ktheheshin në Itali. Me çdo dërgim emigrantësh në Shqipëri, qeveria italiane ka pretenduar se do të kthejë vetëm personat jo të cenueshëm në vende të sigurta.
Ne e dimë se askush që rrezikon jetën e tij në një vendkalim detar nuk ka ardhur nga një vend i sigurt dhe të gjithë përballen me një formë rreziku.
Autoritetet italiane kanë rezultuar të paaftë për të kryer edhe një proces përzgjedhjeje 'të duhur'. Qeveria e Melonit ka arritur të deportojë herë pas here të mitur dhe persona vulnerabël në Shqipëri. Edhe me kuvertën e grumbulluar në favor të tyre, ata ekspozuan marrëveshjen për atë që është në të vërtetë - një marifet politik çnjerëzor dhe i pamatur.
Ne e dimë se vendet që qeveria i cakton si "të sigurta" nuk janë të tilla, siç ka treguar tërheqja e pjesshme e fundit e BE-së ndaj financimit të saj nga Tunizia. Autoritetet në vend po i shesin emigrantët nën-Saharianë si skllevër, duke nxitur më tej një cikël dhune dhe shfrytëzimi.
Disa nga ata që dërgohen në Shqipëri vijnë nga Egjipti, qeveria e të cilit burgos në mënyrë rutinore aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disidentët.
Edhe pasi forcat e sigurisë të regjimit Sisi u implikuan në mënyrë famëkeqe në vdekjen e një studenti italian, politikanët italianë dhe të BE-së vazhduan të financonin ato forca.
Të mos harrojmë gjithashtu se shumica e atyre që mbërrijnë në brigjet italiane janë larguar nga Libia; ku janë torturuar dhe madje janë shitur si skllevër nga kampet e mbështetura nga fondet italiane dhe të BE-së.
Këto marrëveshje të zymta kanë ushqyer mjerimin njerëzor dhe i kanë bërë udhëtimet më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse – kjo është arsyeja pse qeveria italiane tani po vendos gjithë shpresën e saj në marrëveshjen e Shqipërisë.
Nuk është vetëm shpresa, por Meloni ka arritur një marrëveshje, e cila pritet t'i kushtojë publikut italian mbi 800 milionë euro, me 100 milionë euro të shpërdoruara tashmë. Dhe vendet e tjera të BE-së duket se do të ndjekin shembullin e saj.
Kush fiton? Jo njerëzit e burgosur nëpër kampe, jo shqiptarët e shitur me premtime të rreme për rigjenerim në qytetet e kampeve, dhe jo italianët që kanë nevojë për shtëpi të përballueshme dhe punë të sigurta, në vend të më shumë burimeve të humbura.
Përtej përfitimeve politike që qeveria e Melonit shpreson të korrë nga ky marifet propagandistik, të vetmit përfitues ekonomikë janë përfituesit e korporatave që shtyjnë shtetin për të ngritur kampe dhe ndoshta agjentët e policisë që paguhen për të qëndruar në plazhe, pranë objekteve boshe.
E gjithë kjo është provuar më parë. Marrëveshja e turpshme e Mbretërisë së Bashkuar për të çuar azilkërkuesit në Ruanda përfundoi në dështim të kushtueshëm e të paligjshëm, pa asnjë person të deportuar.
Kampet e paraburgimit në det të hapur të Australisë në Nauru – ku njerëzit mbaheshin në kushte brutale dhe të mjera me një kosto prej gjysmë milioni dollarësh australianë për të burgosurit – u zbuluan vetëm këtë muaj se kishin shkelur ligjin ndërkombëtar nga komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut.
Me pak fjalë, sa herë që këto marrëveshje janë provuar, ato kanë lënduar - apo edhe kanë vrarë - njerëz, kanë shkelur ligjin dhe kanë rishpërndarë fondet publike për kontraktorët e pasur.
Mbështetja e Melonit tek Elon Musk për të mbështetur marrëveshjen nuk mund të simbolizonte më mirë se si njerëzit e pasur dhe të fuqishëm si “koka turku” që kalojnë kufijtë për të na ndarë.
Sa më gjatë të ekzistojë kjo marrëveshje, aq më shumë të gjitha të drejtat tona janë në rrezik. Si dikush që u burgos nga qeveria më autoritare e BE-së me akuza të sajuara, unë i di shumë mirë rreziqet e përfshira në politikat që mbyllin njerëzit pa ndonjë proces të rregullt ligjor.
Nuk është rastësi që qeveria Meloni po kërkon gjithashtu të bëjë një sulm gjithëpërfshirës ndaj lirive tona civile që fillon me një përpjekje për të ndaluar migrantët dhe të burgosurit e ndaluar të protestojnë kundër kushteve në të cilat po mbahen.
Dhe anijet detare që transportonin njerëzit përtej Adriatikut mund të përdoren për t'i shpëtuar ata, në një vit ku të paktën 2200 njerëz të tjerë janë mbytur pranë brigjeve tona.
Është koha që qeveria e Melonit të përballet me realitetin – ky plan i paligjshëm dhe, me shpresë, i pasuksesshëm po e turpëron Italinë në skenën botërore. Dhe ndërsa vendet e tjera evropiane kërkojnë të kopjojnë Italinë dhe të ngrenë qendrat e tyre të kthimit, ata duhet të mësojnë nga eksperimenti mizor dhe i shtrenjtë, i vendit tonë.
/Përgatiti: Liberale.al/