BE

Mediat e huaja: Putin i gatshëm për armëpushim dhe vendosjen e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Shkruar nga Liberale
Mediat e huaja: Putin i gatshëm për armëpushim dhe vendosjen e

Vladimir Putin është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me kusht që të arrihet përparim drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes.

Kështu raporton Bloomberg, duke cituar burime që thanë se një marrëveshje armëpushimi do të kërkonte një kuptim të qartë të parimeve kornizë të marrëveshjes përfundimtare të paqes.

Rusia do të insistojë, shton Bloomberg, në vendosjen e parametrave të një misioni të mundshëm paqeruajtës, duke përfshirë një marrëveshje se cilat vende do të marrin pjesë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se po konsideron vendosjen e sanksioneve dhe tarifave në shkallë të gjerë ndaj Rusisë, nëse nuk pranojnë armëpushim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH