BE

Komisioni i zgjedhjeve në Rumani ndalon kandidatin pro rus, Calin Georgescu të marrë pjesë në garën për Presidencën e vendit!

Shkruar nga Liberale
Komisioni i zgjedhjeve në Rumani ndalon kandidatin pro rus, Calin Georgescu

Zyra Qendrore Zgjedhore e Rumanisë ndaloi të dielën kandidatin pro-rus të së djathtës ekstreme, Calin Georgescu, të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit u anuluan pas fitores së tij në raundin e parë.

Sakaq Georgescu ka mundësinë të apelojë në Gjykatën Kushtetuese kundër refuzimit të kandidaturës së tij, e cila është dënuar nga drejtuesit e partisë së djathtë si vendim jodemokratik.

Anulimin e zgjedhjeve e komentoi asokohe edhe Elon Musk duke thënë se vendimi “është i çmendur”.

Lajmi për refuzimin e kandidaturës së Calin Georgescu shkaktoi zemërim në mesin e mbështetësve të tij në Bukuresht.

Dhjetëra mbështetës të populistit Georgescu u mblodhën pranë zyrës së Komisionit Zgjedhor, duke brohoritur “liri” dhe shkurtimisht tentuan t’i kalonin pengesat e sigurisë.

Georgescu e dorëzoi kandidaturën për zgjedhjet e majit të premten, mes dyshimesh se nuk do të lejohet të garonte.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.

Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.

Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH