BE

Parlamenti grek diskuton mocionin e mosbesimit për qeverinë e Mitsotakis, mijëra protestues mbushin sheshin ‘Sintagma’

Shkruar nga Liberale
Parlamenti grek diskuton mocionin e mosbesimit për qeverinë e

Mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Sintagma” në Athinë për të protestuar ndaj qeverisë si përgjegjëse sipas tyre, e tragjedisë hekurudhore, 2 vite më parë në Tempe, ku humbën jetën 57 persona, shumica studentë.

Kjo protestë po zhvillohet në një moment ku në Parlamentin grek po zhvillohet debat për një mocion mosbesimi të qeverisë së Mitsotakis.

Për shkak të protestës në qendër të Athinës, stacionet e metrosë “Syntagma” dhe “Panepistimio” janë mbyllur me urdhër të policisë, ku trenat kalojnë pa u ndalur.

Më herët policia njoftoi ndalimin e 13 personave në lidhje me protestën.

Ndërkohë, një turmë e madhe është mbledhur edhe në sheshin Aristotelous të Selanikut dhe protesta po zhvillohen aktualisht në disa qytete të tjera të mëdha në të gjithë Greqinë.

Kjo shënon valën e dytë të mitingjeve këtë të premte, pas demonstratave të mëparshme të udhëhequra nga studentët që kërkonin drejtësi për viktimat e katastrofës hekurudhore Tempe të vitit 2023 në Athinë dhe qytete të tjera.

Ligjvënësit nga opozita, partia e qendrës së majtë PASOK dhe nga partitë e majta paraqitën një mocion mosbesimi kundër qeverisë gjatë një debati parlamentar mbi tragjedinë.

Me 156 vende në Parlamentin prej 300 vendesh, qeveria e kryeministrit grek pritet t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH