Një student 20-vjeçar nga Qipro është gjetur i vdekur mesditën e së dielës (7/4) në banesën ku jetonte në Selanik .
Sipas informacioneve trupi i të riut është gjetur nga një i afërm i cili është shqetësuar pasi nuk jepte shenja jete dhe ka shkuar me shpejtësi në shtëpinë e tij për ta kërkuar.
Në vendngjarje, nga hetimet policore nuk evidentohen gjurmë të veprimtarisë kriminale. Autoritetet informuan familjen e tij në Qipro.
Autopsia pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes së studentes.