
Përplasja e Shtëpisë së Bardhë midis presidentit Trump dhe Zelensky ishte një “përshkallëzim i inskenuar”, tha Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
“Nuk ishte një reagim spontan ndaj ndërhyrjeve të Zelenskit, por padyshim një përshkallëzim i prodhuar në këtë takim në Zyrën Ovale”, tha Merz në një konferencë shtypi në Hamburg.
Merz, i cili po kërkon të formojë një koalicion pasi partia e tij e Bashkimit Kristian Demokrat(SPD) fitoi zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar, tha se Evropa tani ishte nën presion për të vepruar shpejt.
“Tani duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë në mënyrë të pavarur në Evropë”, tha ai.
Nga ana tjetër Volodymyr Zelenskyy beson ende se mund të shpëtoj marrëdhënien e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump pas takimit të tyre në Zyrën Ovale.
Zelenskyy në një deklaratë nga Londra përsëriti se Ukraina nuk do t'i lëshojë asnjë territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Ai tha se ishte ende i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje për mineralet me SHBA-në dhe bëri të ditur edhe diskutimet me liderët evropianë për të dërguar një projekt-plan paqeje në SHBA si një zhvillim kyç./Liberale.al