BE

A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?

Shkruar nga Liberale

A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?

Në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po ashtu u vendos aleanca për dronët. Stoltenberg premtoi edhe 1 milionë dronë për Ukrainën.

Por NATO ka mjaft probleme edhe tani. Aktualisht ka shumë pak municion për Ukrainën, lufta është në ngërç me shumë viktima dhe pa perspektivë për një zgjidhje të negociuar. Problem tjetër – pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake amerikane që Kievit i nevojitet urgjentisht. “Gjëja e fundit që na duhet është një diskutim rreth armëve bërthamore,” thotë ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Ai foli para selisë së NATO-s në Bruksel, por mesazhi i tij është drejtuar drejt Berlinit, duke thënë se është “një diskutim kompleks, i cili as që duhet nisur”.

Partneri i tij i koalicionit Christian Lindner nga FDP mund të ndihet i prekur me këtë deklaratë, si dhe kolegia tij partiake Katarina Barley, kryesuesja e listës së SPD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në një intervistë ajo tha se është e hapur për të diskutuar për bombën atomike evropiane në kuadër të diskutimit për ushtrinë evropiane.

Pa trupat amerikane mungon fuqia e duhur

Armët bërthamore
Armët bërthamoreFotografi: RU-RTR Russian Television/AP/picture alliance
Armët bërthamore
Armët bërthamoreFotografi: RU-RTR Russian Television/AP/picture alliance

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu beson se hapja e debatit për bombat e reja bërthamore është krejtësisht e gabuar. Nëse diçka ka funksionuar deri më tani, tha Jens Stoltenberg, ishte mbrotja bërthamore. “Ne nuk duhet të cenojmë besueshmërinë e tyre”, tha Stoltenberg. Sidomos pasi mburoja bërthamore amerikane për Evropën është pothuajse e vetmja gjë që ende nuk është vënë në pikëpyetje në dokumentet strategjike të kampit Trump.

Nga këndvështrimi i politologes Jane Puglierin, evropianët përballen me një problem krejtësisht tjetër, e ai është në fushën e mbrojtjes konvencionale. Ajo sheh rrezikun që amerikanët të tërhiqen. Kreu i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) i referohet “NATO-s së fjetur”. Është një dokument që shkaktoi një valë reagimesh në Uashington. “Kjo ka të bëjë me faktin se mbrojtja konvencionale e Evropës përballohet vetëm nga evropianët”, thotë Puglierin.

Në rast mosmarrëveshjesh me amerikanët do të thyhej vetë boshti kurrizor i mbrojtjes evropiane. Ushtarët amerikanë do të tërhiqeshin nga Evropa dhe bashkë me ta edhe aftësitë si zbulimi, transporti ajror dhe vendosja e shpejtë e trupave luftarake me rezerva të mëdha municioni. Kryesisht gjithçka që i mungon “shumicës së ushtrive evropiane”, thotë Puglierin.

Portret Boris Pistorius, në sfond një kolonë me ushtarë
Boris PistoriusFotografi: Soeren Stache/dpa/picture alliance
Portret Boris Pistorius, në sfond një kolonë me ushtarë
Boris PistoriusFotografi: Soeren Stache/dpa/picture alliance

Mangësia duhet të eliminohet me armatim masiv. Me fillimin e luftës në Ukrainë, pati një rritje të paprecedentë të shpenzimeve për mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s. Sipas të dhënave të NATO-s, vetëm në vitin 2024 shpenzimet do të arrijnë në 380 miliardë dollarë ndërsa 18 vende nga 31 sa janë antëare të aleancës do të ndajnë të paktën dy për qind të PBB-së për ushtrinë.

Por vetëm paratë nuk do ta zgjidhin problemin, ka frikë Puglierin. Për sa kohë që qeveritë kombëtare kanë ambicie për të prodhuar tanket, nëndetëset dhe pajisjet e tyre, bashkëpunimi ushtarak do të jetë i vështirë. “Koordinimi i furnizimit evropian me armë dhe municione mezi po funksionon,” edhe pse buxhetet e mbrojtjes kombëtare janë rritur, beson ajo. “Reflekset kombëtare kanë përparësi”, thotë Puglierin.

SHBA pret nga BE më shumë mbështetje për Ukrainën

Një avion gjerman duke fluturar
Avionët gjermanëFotografi: Andrea Bienert/Bundeswehr/dpa/picture alliance
Një avion gjerman duke fluturar
Avionët gjermanëFotografi: Andrea Bienert/Bundeswehr/dpa/picture alliance

Tank evropian për të gjithë – është ende vetëm një projekt i mundshëm për të ardhmen, jo për gjendjen aktuale. Në këtë pikë ka një boshllëk të madh që duhet të mbushet. Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith thotë se nuk mund të parashikojë se kur SHBA do të miratojë 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. “Ne e dimë se miqtë tanë në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë urgjente”, tha ajo në një intervistë për studion e ARD-së në Bruksel. Ajo sqaroi se amerikanët presin dhe shpresojnë që evropianët të veprojnë më shumë kësaj radhe. “Mendoj se mbështetja vjen si nga Gjermania, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë, njerëzit në Ukrainë mund të vërejnë se ndihma do të vazhdojë.

Pritshmëritë janë të larta. Edhe për NATO-n kjo është një situatë e pazakontë. Shtetet e Bashkuara, fuqia më e fortë ushtarake në botë, nuk janë në gjendje në Kongres të miratojnë ndihmën e premtuar ushtarake. E kjo po ndodh nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, i cili është plotësisht i orientuar drejt aleancës transatlantike. Ndërsa me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë gjërat mund të ndryshojnë shumë më shumë./DW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH