Aktualitet

Bora Muzhaqi tregon arsyen pse nuk iu përgjigj gazetarëve: Nuk m'u duk e udhës

Shkruar nga Liberale
Bora Muzhaqi tregon arsyen pse nuk iu përgjigj gazetarëve: Nuk

Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmit në media ku refuzonte t'iu përgjigjej gazetarëve për vrasjen e fëmijës në Fier.

Muzhaqi, teksa kërkon ndjesë për keqkuptimet që mund të ketë lënë, thotë se detyra e saj është që të angazhohet me "programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet", prandaj nuk iu duke e udhës t'iu përgjigjej gazetarëve.

Postimi i plotë

Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH