Ambasadorët e huaj kanë negociuar gjithmonë 30 vitet e fundit krizat shqiptare. Por këto ditë për herë të parë publikisht u zhvendos edhe vendi i tryezës së bisedimeve. Ajo ishte në rezidencën e ambasadës amerikane, një territor jo shqiptar.
E ndërsa shumë shqiptarë mund të jenë ndjerë të turpëruar kur shihnin përfaqësuesit e tyre politikë të hynin e dilnin nga shtëpia e Yuri Kim për të caktuar rregullat tona të votimit, është po kaq e vërtetë se ambasadorët u futën në mes pasi Këshilli Politik po dështonte.
Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale