Mbrojtja Civile ka përditësuar të dhënat për koronavirusin në Itali. Prej fillimit të pandemisë, 187.327 persona janë infektuar me koronavirus, 3,370 më shumë se dje.
Nga këta, 25.085 humbën jetën, 437 gjatë ditë së sotme, duke shënuar kështu një rënie të numrit të viktimave. Ditën e martë u regjistruan 534 viktima.
Sipas Mbrojtjes Civile, 54.543 janë shëruar, 2.943persona gjatë 24 orëve të fundit.
Ka 23,805 pacientë të shtruar në spital me simptoma; 2,384 janë në kujdesin intensiv./Gazeta Liberale