Një 35-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën, ndërsa po punonte brenda fabrikës “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit, një qytezë e Kosovës në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se i riu ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.
“Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë. Policia e Kosovës jemi duke e hetuar rastin për këtë vdekje”, ka thënë për Kohën Ditore Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt./Gazeta Liberale