Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën, teksa ka rënë nga lartësia. Policia njofton se ka mbetur viktimë i riu R. H., teksa aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar.
INFORMACION PARAPRAK:
Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.