Kosova

"Besa ka mbaru", babai i Naim Murselit: Le të vijnë të na vrasin, s'kemi çfarë të bëjmë! Familja Ademaj: Mos na dalin para nëpër Gjakovë!

Shkruar nga Liberale
"Besa ka mbaru", babai i Naim Murselit: Le të vijnë të

Vrasja e Liridona Ademajt me 29 Nëntor, me porosi të bashkëshortit, Naim Murseli tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm. Për këtë krim ndodhen në burg Granit Plava i cili dyshohet se është personi që e qëlloi, Kushtrim Kokalla, si i dyshuar për bashkëpunim, si dhe bashkëshorti i së ndjerës që planifikoi vrasjen e saj.

Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Babai i Naimit, Shaban Murseli, tha se dje është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e "besës". Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se "nuk ka se çka të bëjë lidhur me këtë situatë".

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë” tha Murseli.

Ndërkohë vëllai i Liridonës, Leonardi është shprehur se po të donin të merrnin hak, do e kishin bërë kohë më parë.

“[Më babanë edhe vëllaun] E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë.”- ka thënë Leonardi për Indeksonline.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH