Aktualitet

Berisha: Veliaj dhe Rama, autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës, Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë

Shkruar nga Liberale
Berisha: Veliaj dhe Rama, autorët kryesorë të vjedhjes së

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Berisha u shpreh se edhe KLSH gjithashtu në raportin e saj deklaroi se ndërtimi i inceneratorit të sekuestruar të Tiranës, ishte një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare.

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike zyrtare, origjinale faktojnë se Veliaj është autori më kryesor së bashku me Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna që disponohen plotësisht edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo 1, por 6 herë ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë AHmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, që e konfirmon KLSH.

Janë të gjitha datat: 28 shtator 2016, 27 nëntor, 7 dhjetor i po të njëjtit vit, 27 dhjetor të 2016 në të cilat Ministria e Financave ka shprehur disaprovimin e saj të plotë për djegësin e Tiranës. Përveç këtyre, data 1 shkurt, 21 shkurt, pra janë edhe këto data të kërkesave dhe të refuzimit të Ministrisë së Financave për projektin e vjedhjes së shekullit që është Inceneratori i Tiranës”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH