Aktualitet

Berisha: Bashën do ta nxjerrim nga zyra miqësisht e butësisht

Shkruar nga Liberale
Berisha: Bashën do ta nxjerrim nga zyra miqësisht e butësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e 8 janarit në Partinë Demokratike do të jetë paqësore. Ai pranoi se protesta do të kërkojë të hapë dyert e selisë blu. Nëse do të arrihet të të hyhet brenda, Berisha thotë se Bashën do ta nxjerrin paqësisht dhe butësisht nga zyra.

Bashën do ta shoqërojmë miqësisht dhe butësisht. Garda nuk ka asnjë tagër që ta mbrojë. Ky është favori që i bën Edi Rama. Ai nuk është më kryetari i Partisë Demokratike. Nëse deputeti Lulzim Basha është i kërcënuar, Edi Rama është i detyruar ta mbrojë me policë dhe jo me Gardën. Ai është i shkarkuar. E njeh vetëm Edi Rama se bën pluralizmin “fake” – tha Berisha në Syri Tv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH