
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha për mediat se, fotografitë e vjetra nuk do ta shpëtojnë dot kryeministrin Edi Rama.
Sipas saj, as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha dhe as Sali Berisha nuk kanë paguar para për të korruptuar agjentin e FBI-së
"Fotografitë e vjetra nuk e shpëtojnë Edi Ramën sepse as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha, as Sali Berisha nuk kanë paguar para për të korruptuar agjentin e FBI-së. Ditë të shtune dhe ditë pushimi nuk ka protestë, ka manifestim. Protestë ka kur ne deputetët rrimë brenda në parlament dhe qytetarët jashtë dhe i kapim si miu në çark”, tha Kryemadhi.