Aktualitet

BE, 90 mln euro të tjera ndihmë për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
BE, 90 mln euro të tjera ndihmë për Shqipërinë

Komisioni Europian njoftoi të premten se ka akorduar pjesën e dytë të ndihmës makrofinanciare prej 180 milionë eurosh akorduar Shqipërisë, si pjesë e një pakete prej 3 miliard eurosh që BE-ja vuri në dispozicion për partnerët e zgjerimit dhe fqinjësisë, për t’i mbështetur ata të kufizojnë pasojat e pandemisë Covid 19.

Pagesa e parë prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë në kuadër të këtij programi, u krye në mars 2021. Sipas njoftimit “Shqipëria ka përmbushur kushtet e vendosura për dhënien e kësaj pagese të dytë dhe të fundit prej 90 milionë eurosh. Këtu përfshihen masa të rëndësishme për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe rritjen e mbrojtjes sociale. Shqipëria – vijon më tej njoftimi - vazhdon të përmbushë parakushtet për dhënien e ndihmës makro-financiare, për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe mekanizmave efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumëpartiak dhe shtetin e së drejtës”.

Paolo Gentiloni, Komisioneri europian për Ekonominë, u shpreh se ndihet “shumë i kënaqur që shoh këto fonde të shkojnë sot në Shqipëri. Ky disbursim është një demonstrim i solidaritetit të BE-së me popullin shqiptar, por edhe i angazhimit të Shqipërisë për të përmbushur agjendën e rëndësishme të reformave të rënë dakord me Komisionin Evropian.”

Nga ana e tij, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca e përgëzoi Shqipërinë “për përmbushjen me sukses të kushteve për Asistencën Makro-Financiare të BE-së për një program mbështetjeje prej 180 milionë eurosh. BE-ja mbështet qeverisjen ekonomike për rimëkëmbjen ekonomike. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë.”

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH