Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratë në Durrës është shprehur pro procesit të vettingut politik dhe hapjes së listave.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se, sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.
Postim i Bashës në Facebook:
Kthejuni një përgjigje njerëzve.
A jeni për listat e hapura? Po apo jo?
A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?
A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?
A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjesonit? Po apo jo?
Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.