Aktualitet

Basha: Nëse SPAK s’heton krimin zgjedhor dhe koncesionet...

Shkruar nga Liberale
Basha: Nëse SPAK s’heton krimin zgjedhor dhe koncesionet...

Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë subjektet politike duket se kanë pritshmëri të larta ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga selia blu parashtroi dy testet jetike që duhet të kalojë SPAK sipas tij për të merituar besimin e qytetarëve.

Basha: Ka dy dosje të shitblerjes së votës në prokurori. Këto janë testi i madh i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Hetimi i koncesioneve dhe oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe të pushtetarëve të lidhur me oligarkët është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhej të ishte. Thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare, shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH