Aktualitet

Basha mesazh Bardhit: Udhë e mbarë në bunkerin e Berishës! S’do lejoj më askënd të luajë me interesat politike të PD

Shkruar nga Liberale
Basha mesazh Bardhit: Udhë e mbarë në bunkerin e Berishës!

Lulzim Basha nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve tha sot se s’do të reshtin së ftuari këdo që do të reflektojë dhe të bëhet pjesë e grupit pro euroatlantik. Për ata që kanë zgjedhur rrugën e Berishës dhe nuk reflektojnë Basha u uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan.

“Cilido do që ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mbaj flamurin e demokratëve dhe të flasë për ta në emër të interesit personal apo në emër të interesave të personal të klientëve të trekëndëshit të Bermudës.”

“Për shumë gjatë u penguan ju, penguan Partinë Demokratike me manovrat e errëta, tani po shfaqen në sytë e demokratëve. Kjo kohë mori fund, koha kur vendimet në emër të demokratëve marrin mori i merrte një grusht njerëzish mori fund, me vendimet e Kuvendit kombëtar.”

“Ndaj dua ta them hapur unë s’do lejoj askënd të luajë me interesat politike të PD, që kërkon të qojë demokratë symbyllurazi në hullitë e ‘non gratave’, se ne hymë në këtë beteje për të mbrojtur interesat e PD, si interesat euro-atlantike jo thjesht të demokratëve, por edhe të shqiptarëve. Ndaj do qëndrojmë fuqimisht për këtë vlera.”

“S’do reshtim dhe s’do humbasim durim tonë për të ftuar këdo që të reflektojë e të jetë pjesë e këtyre vlerave, por që kanë vendosur ti trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH