Aktualitet

Bardhi: Zvarritja nga KQZ është e paligjshme, Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Zvarritja nga KQZ është e paligjshme, Celibashi po pengon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi ka shkruar në Twitter, se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD-së për regjistrim dhe se zvarritja që po bëhet është e paligjshme.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”, ka shkruar Bardhi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH