Aktualitet

Bardhi i përgjigjet ashpër Berishës: Nuk jam babi i Zenit, që mohon baxhanakun

Shkruar nga Liberale
Bardhi i përgjigjet ashpër Berishës: Nuk jam babi i Zenit,

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të forta të kreut të PD, Sali Berisha, i cili bëri përgjegjës Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Në reagimin e tij, Bardhi i kthehet ashpër Berishës, teksa i kërkon të presë me qetësi përfundimin e hetimeve për masakrën e Elbasanit dhe “ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit:

“Babi Zenit” të presë me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!”, shkruan Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH